Ishte zhdukur në luftë, rivarroset vogëlushi nga Krusha e Vogël

Në Krushë të Vogël ka nisur ceremonia e rivarrimit të Ajvaz Shehut, vogëlushit që ishte vrarë dhe zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.

I njëjti është gjetur tetë vjet më parë në Shirokë, ndërsa sipas burimeve të gazetares së Klan Kosovës, vogëlushi ishte mbajtur për ato vjet në morg.

Sipas këtyre burimeve, Ajvazi nuk ishte rivarrosur për shkak se nëna e tij nuk ishte pajtuar asnjëherë me faktin që djali i saj kishte vdekur.

Gjatë ceremonisë mortore, duke u bazuar në pamjet e gazetares Bajrami, vajza e axhës së Ajvazit shihet në gjendje të rënduar emocionale dhe nuk mund t’i ndalte lotët.