Adelina Thaçi kujton Cimën në 5-vjetorin e vdekjes: Më mungon, por jam krenare që jam bija jote

Këngëtarja Adelina Thaçi- Meta ka përkujtuar babain e saj të ndjerë Rasim Thaçi - Cima në pesëvjetorin e vdekjes së tij.

Ajo ka thënë se koha kalon por mungesa e tij vërhet çdoherë, raporton Zeri.info.

“Më mungon zëri yt, më mungon prania jote, më mungon mënyra si më jepje siguri edhe kur gjithçka dukej e vështirë. Por mbi të gjitha, më mungon ti si baba – si shtylla ime më e fortë.

Jam krenare që jam bija jote. Çdo vlerë që kam, çdo arritje, çdo ëndërr… mban një pjesë tënden brenda.

Prehu në paqe, babi im i dashur. Do të jetosh gjithmonë në zemrën time”, shkroi këngëtarja në një postim në Facebook.

Kujtojmë se aktori Cima ka qenë një personazh shumë i pëlqyer i humorit kosovar.

Fillimisht ai këtë rrugë e nisi me pjesëmarrjen e tij në skeqin humoristik “Treshi Përsheshi” që transmetohej në Radiotelevizionin e Prishtinës.

Disa nga skeçet e filmat ku ka luajtur aktori Thaçi janë “Cimë Baushtella”, “Nusja nga Diaspora”, “Lajmi në Gurbet” “Cimë kulleri te Lec katunari”, “Cimë Baksuzi”. /Zëri