Punëtori në Han të Elezit lëndohet në vendin e punës, bie nga lartësia

Një person është lënduar të mërkurën në vendin e tij të punës në Han të Elezit.

Policia ka bërë të ditur e viktima mashkull ka pësuar lëndime duke rënë nga një lartësi, derisa ishte duke kryer disa shërbime.

Lidhur me rastin viktima është dërguar për trajtim mjekësor Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile - jashtë rrezikut për jetë.

“Njësitet policore dhe inspektorët komunalë kanë dalë në vendin e ngjarjes, duke u marrë me rastin, ndërkohë që lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri