Sekuestrohen 27 mijë filtra dhe 91 kilogramë duhan në një aksion në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për zbulimin e një rasti tëkontrabandës së mallrave, pas një aksioni të përbashkët me Dogana e Kosovës.

Sipas njoftimit, Njësia e Task-Forcës, e përbërë ngaDrejtoria Rajonale Kufitare Jugu dhe Njësia Anti-kontrabandë e Doganës, kandërmarrë veprime operative pas pranimit të informatave për aktivitet tëpaligjshëm.

Gjatë operacionit është identifikuar një lokacion qëshërbente si pikë grumbulluese për mallra kontrabandë.

Kontrolli ështërealizuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit në Gjilan.

Në këtë lokacion janë gjetur dhe sekuestruar: 27,000 copë filtra të ndryshëm, 91 kilogramë duhan i përpunuar i gatshëm për treg,700 poçe elektrike 100W .

Të gjitha mallrat e sekuestruara janë dorëzuar tek Dogana eKosovës për procedura të mëtejme ligjore.