Artistja Besa Kicaj prezanton punimet e saj sonte në Hanin e 2 Robertëve

Në ambientet e Hanit të 2 Robertëve në Prishtinë, sonte nga ora 19:00, hapet ekspozita personale e artistes Besa Kicaj.

Kjo ekspozitë vjen si një reflektim i ndjeshmërive dhe përjetimeve personale të artistes, të shprehura përmes një gjuhe vizuale bashkëkohore, ku ngjyrat, format dhe teksturat ndërthuren për të krijuar një dialog të drejtpërdrejtë me publikun.

E kuruar nga Shkëlzen Maliqi, ekspozita sjell para publikut një përzgjedhje të punimeve të artistes. /klankosova