PDK-ja sërish thërret konferencë për media
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka thirrur sërish konferencë për media, për pasditen e së mërkurës.
Kjo parti nuk ka bërë të ditura arsyet e kësaj konference.
“Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media, duke filluar nga ora 13:00, në selinë qendrore të partisë”, thuhet në njoftim.
Kjo është konferenca e dytë brenda dy ditësh e kësaj partie politike, pasi një tjetër e kishte mbajtur edhe të martën.