Miley Cyrus dhe yjet e tjerë festojnë 20-vjetorin e “Hannah Montana”

Miley Cyrus së bashku me kolegët e saj dhe të afërmit morën pjesë në premierën botërore të specialit të Disney+ për 20-vjetorin e "Hannah Montana" në El Capitan Theatre në Los Angeles.

Ngjarja u mbajt një ditë para debutimit të dokumentarit në platformë.

Në premierë ishin prindërit dhe partneri i Miley, Tish Cyrus dhe Maxx Morando si dhe bashkëpunëtorët të tjerë të serialit, përfshirë Jason Earles, Moises Arias, Shanica Knoëles, Anna Maria Perez de Tagle dhe Cody Linley.

David Archuleta, i cili kishte marrë pjesë në episodin e sezonit 3 dhe në një këngë të shquar, gjithashtu ishte prezent.

Emily Osment, e njohur për rolin e saj si shoqja më e mirë e Hannah/Miley, nuk mundi të merrte pjesë për shkak të xhirimeve për serialin “Georgie & Mandy’s First Marriage”.

Ajo përmes rrjeteve sociale shprehu mirënjohjen e saj për ndikimin e “Hannah Montana” në jetën dhe karrierën e saj.

Të tjerë të ftuar në event përfshinin Rei Ami, ëilloë dhe Jaden Smith, Lainey Wilson, JoJo Siëa, Ilona Maher, Dara Renee etj.

Dokumentari, i përshkruar si “një letër dashurie për fansat”, përfshin një intervistë të thelluar me Miley nga prezantuesja e podcast-it "Call Her Daddy", Alex Cooper.

Speciali sjell pamje nga prapaskenat, koleksionin arkivor të Cyrus, fytyra të njohura, mysafirë surprizë dhe një performancë muzikore nga vetë ylli i muzikës pop. /telegrafi