Fillon renovimi i Lapidarit të Dëshmorëve dhe Martirëve në Llukë të Epërme

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka treguar se kanë filluar punimet për renovimin e Lapidarit të Dëshmorëve dhe Martirëve në fshatin Llukë e Epërme.

Përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Ramosaj ka shkruar se kjo po ndodh në vigjilje të 24 marsit.

“Ky vend përkujtimi mban gjallë kujtimin për sakrificën dhe heroizmin e atyre që dhanë jetën për lirinë tonë. Përkujdesja dhe mirëmbajtja e këtyre lapidarëve është detyrim yni, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje të përhershme”, shkroi Ramosaj.

Postimi i plotë i Ramosjat, pa ndërhyrje:

Sot, në vigjilje të 24 marsit, filluam punimet për renovimin e Lapidarit të Dëshmorëve dhe Martirëve në fshatin Llukë e Epërme.

Ky vend përkujtimi mban gjallë kujtimin për sakrificën dhe heroizmin e atyre që dhanë jetën për lirinë tonë. Përkujdesja dhe mirëmbajtja e këtyre lapidarëve është detyrim i yni, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje të përhershme.

Lavdi të përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të kombit.