Dy të vdekur dhe një i lënduar rëndë në një aksident në Vlorë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në aksin Vlorë–Kotë në Shqipëri.

Si pasojë e përplasjes së fortë, dyshohet se drejtuesit e dy automjeteve kanë humbur jetën në vendngjarje, raporton Euronews.al.

Ndërkaq, një person i tretë raportohet të ketë mbetur i lënduar rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Në vendngjarje kanë arritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për të zbardhur rastin.