E dyshuara për vrasje dhe gruaja e plagosur në rrezik për jetën, dërgohen në QKUK
E dyshuara për vrasjen dhe plagosjen që ndodhi sonte në fshatin Majac të Podujevës, janë në gjendje tejet të rëndë shëndetësore.
Ato nga Emergjenca e Podujevës, tashmë janë transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Kjo u bë e ditur nga shefi i Emergjencës, Arben Beqiri.
“Janë në rrezik për jetë”, deklaroi ai për Klan Kosovën.