Vdes ish-futbollisti i njohur kosovar

Ish-futbollisti i njohur kosovar, Bujar Ramadani (Lalushi), ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i futbollit Drita, përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

Njoftimi i plotë:

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit Bujar Ramadani (Lalushi).

Klubi ynë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ramadani, miqtë, bashkëlojtarët dhe gjithë komunitetin sportiv për këtë humbje të madhe.

Bujar Ramadani do të kujtohet gjithmonë me respekt të veçantë për kontributin e tij të çmuar në futboll, përkushtimin në sport dhe gjurmët që la si sportist e si njeri.

Kujtimi për të do të mbetet i paharruar në zemrat e të gjithëve që e njohën dhe e vlerësuan.

Pusho në paqe, Lalush.