Klodi rrëfen jetën pas BBVK: Flet për raportet me ish-banorët dhe zgjedh të mbajë private lidhjen e tij

Pas përfundimit të eksperiencës në Big Brother VIP Kosova, Klodi është rikthyer në vëmendje me një intervistë ku ka folur për jetën e tij pas daljes nga shtëpia, si dhe për raportet me disa nga ish-banorët.

Finalisti i edicionit të katërt u shpreh i surprizuar nga mbështetja e madhe që ka marrë nga publiku.

“Kemi pasur shumë dashuri prej popullit, nuk ia kam pasur idenë. Ende kemi shumë”, u shpreh Klodi.

Ai tregoi se aktualisht po e vazhdon jetesën kryesisht në Kosovë, por nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në Itali apo edhe në Shqipëri.

Sa i përket jetës personale, Klodi preferoi të jetë më i rezervuar, duke theksuar se lidhjen me të dashurën e tij dëshiron ta mbajë private.

Në intervistë, ai foli edhe për raportet me ish-banorët. Për Benitën u shpreh se nuk ka një marrëdhënie me të, por ruan respekt, ndërsa për Elijonën tha se është një vajzë shumë e fortë.

Klodi gjithashtu pranoi se me disa ish-konkurrentë nuk mban fare kontakt dhe nuk ka dëshirë të krijojë një raport.

Në fund, ai la të kuptohet se po fokusohet në jetën dhe planet e tij jashtë formatit, duke ecur përpara me eksperiencën që ka fituar. /telegrafi