Prokuroria konfirmon lirimin e Gjestit: E ka pranuar fajësinë
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar lirimin e reperit Gjesti.
I njëjti e ka pranuar fajësinë.
Lajmin e ka bërë të ditur Kaltrina Shala, zëdhënëse e Prokurorisë.
“Ju njoftojme se i pandehuri pasi qe ka arritur marreveshje per pranimin e fajesise me Prokurorin e Shtetit lidhur me veprat penale “Mbajtja ne pronesi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armeve”, “Kanosja” dhe “Asgjesim apo demtim i pasurise”, ndaj te njejtit kane pushuar arsyet ligjore per te cilen ka qene nen masen e paraburgimit. Andaj, prokurori i shtetit prane gjykates kompetente ka bere kerkese per nderprerjen e mases se paraburgimit ndaj tij”, ka thënë ajo.