Ndalohet një person, i dyshuar për sulm ndaj gazetarit Alaudin Hamiti
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se është ndaluar një person i dyshuar për kanosje dhe sulm ndaj gazetarit Alaudin Hamiti.
Bëhet e ditur se i dyshuari është ndaluar për 48 orë, raporton Zeri.info.
“Prokurori i Shtetit ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të sigurimit të prezencës të së njëjtit në procedurën penale dhe brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e ndonjë prej masave ndaj tij”, thuhet në njoftim. /Zëri