Spitali në Pejë thirrje qytetarëve: Kujdes me ushqimet gjatë festës së Bajramit!
Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka apeluar te qytetarët të kenë kujdes gjatë konsumimit të ushqimit gjatë festës së Fitër Bajramit.
Sipas tyre, është me rëndësi për shëndetin të ruhet balanca në të ushqyer, duke rikujtuar se përgjatë një muaji trupi është mësuar me agjërim, shkruan Zeri.info.
Disa nga këshillat që Spitali në Pejë jep janë:
- Mos konsumoni porcione të mëdha të ushqimit
- Kufizoni ëmbëlsirat dhe ushqimet me shumë yndyrë
- Pini mjaftueshëm ujë gjatë ditës
- Mos harroni aktivitetin fizik.