Rogerti nuk i ndahet Selines: Tezja jote më tha “shko se na luajti mendsh” [video]
Selin Bollati dhe Rogert Sterkaj kanë nisur debatet sërish me njëri-tjetrin në Big Brother VIP Albania 5.
Ky i fundit ka vazhduar sërish me akuza ndaj banores, duke i përmendur familjarët nga jashtë.
Gjithashtu e ka përfshirë edhe tezen e saj, duke qenë se njihen e kanë miqësi bashkë.
"Ti nuk e ke pikën e vlerës, më ke sharë gruan", i tha fillimisht Rogerti.
E më pas theksoi se tezja e ka shtyrë të hyjë në këtë format për shkak të veprimeve që ka bërë.
"Tezja jote më tha 'shko se na luajti mendsh'", iu drejtua Selines.
Rogerti e ka akuzuar për shumë gjëra konkurrenten, duke sjellë edhe informacione nga jashtë. /telegrafi