Një dron qëndronte mbi objektin e Burgut të Gjilanit, Policia heton rastin

Policia e Kosovës po heton një rast të fotografimit dhe incizimit të paautorizuar.

Rasti ka ndodhur në burgun në Pasjak të Novobërdës, i njohur si Burgu i Gjilanit.

“Fshati Pasjak, Novobërdë, 16.03.2026 – 22:35. Nga gardiani i burgut është raportuar se kishte vërejtur një dron duke qëndruar mbi burg dhe më pas ishte larguar”, thuhet në raportin ditor të Policisë.

Njësitet policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.