India dhe Irani arrijnë marrëveshje për të lejuar dy anije të kalojnë ngushticën e Hormuzit

Dy anije indiane që transportonin 92.712 tonë metrikë të gazit të lëngshëm të naftës janë lejuar të kalojnë nëpër ngushticën e Hormuzit.

Shivaliku u ankorua në portin Mundra të Gujratit mbrëmë, ndërsa Nanda Devi mbërriti në portin Vadinar këtë pasdite.

Kalimi i tyre u lejua në këmbim të tri cisternave iraniane të naftës të sekuestruara nga India muajin e kaluar.

Cisternat e sanksionuara nga SHBA-ja, Stellar Ruby, Asphalt Star dhe Al Jafzia, dyshohet se kanë fshehur identitetin e tyre për t’iu shmangur zbatimit të ligjit dhe ishin të përfshira në transferimin nga një anije në tjetrën në ujërat e tyre.

Deri më tani qeveria indiane nuk e ka konfirmuar shkëmbimin, shkruan skynews. /abcnews