Nominim i fortë - kush largohet mes Brikenës dhe Gimbos nga Big Brother? [video]

Këtë të martë është një nominim i fortë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Brikena Selmani dhe DJ Gimbo janë në një televotim kokë me kokë, ku njëri prej tyre do të largohet nga shtëpia.

Kjo nisi nga Miri si lider i shtëpisë, ku çoi katër banorë në televotim, e në fund ngelën Gimbo e Brikena.

Në rrjete sociale janë bërë komente të ndryshme në lidhje me situatën, disa që besojnë se do të qëndrojë Brikena, e të tjerë në krah të Mirit.

Megjithatë, mbetet për të parë se kush nga ta do të largohet përfundimisht nga gara.

Ata janë deklaruar se do t'u vinte keq në këtë pikë të lojës, ndonëse ka shumë të tjerë që meritojnë të dalin para tyre.

Veç kësaj, do të shihet nëse në këtë luan rol edhe bileta e fatit, e njërit prej tyre. /telegrafi

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)