Gjysma e shkollave në Prishtinë kanë probleme me sigurinë

Rreth 50 për qind e shkollave në kryeqytet kanë probleme me sigurinë, sipas një raporti të realizuar nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca.

Për këtë ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës Përparim Rama, i cili ka ftuar drejtorët e të gjitha shkollave në një takim të përbashkët me përfaqësues të Policisë së Kosovës, zjarrfikësve dhe drejtorët e Arsimit.

“Qëllimi i këtij takimi është që ta shqyrtojmë në detaje Raportin e sigurisë dhe të identifikojmë menjëherë hapat konkretë që duhet të ndërmerren”, u shpreh i pari i kryeqytetit.

Sipas tij, çdo drejtori do të ketë përgjegjësitë që i takojnë sipas fushës së saj, ndërsa një pjesë e masave do të adresohen edhe nga vetë menaxhmentet e shkollave.

“Siguria në shkolla është një përgjegjësi e përbashkët institucionale dhe shoqërore.

Zero kompromis kur është në pyetje siguria e fëmijëve tanë”, thuhet në njoftim. /Zëri