“Të ulen gjakrat e tensionet” - Labinot Tahiri bën thirrje për pajtimin e Gjestit dhe pronarit të “Onima-s”
Labinot Tahiri ka reaguar pas rastit të fundit të Gjestit me pronarin e kompanisë muzikore "Onima", Erkand Shabanin.
Labi thotë se me Erkandin punon prej shumë vitesh dhe kanë realizuar bashkë shumë klipe.
E në anën tjetër, këngëtari ferizajas thekson se Gjestin dhe historinë e tij e njeh nga Big Brother, por jo edhe nga afër.
Artisti kërkon që të ulen gjakrat e tensionet mes tyre e të pajtohen me njëri-tjetrin.
Fjalimi i plotë i Labit (pa ndërhyrje):
"Mirdita njerëz të mirë, ju përshëndes nga zemra. Dua të përshëndes shokun tim, mikun tim që punoj shumë moti me të, Erkandin që kemi bërë shumë klipe që nga fillimi i karrierës time, por edhe ai kur ka qenë i ri. E kam shumë mik të mirë.
Dua të përshëndes dhe familjen e tij, familjen e Gjestit me një porosi që është shumë e rëndësishme, me i ul tensionet me i ul gjakrat dhe mos me iu gëzu kësaj gjendje aktualisht që po ndodh mes Gjestit dhe Erkandit.
Kërkoj nga të gjithë kolegët e mi që ta zbusim këtë situatë, e jo me i vë benzinë se nuk ka nevojë.
Çdo kujt në rrugë mund t'i ndodh ndonjë keqkuptim siç ka ndodh me ta.
Më vjen keq që Gjesti ka shkuar aty dhe e ka bërë atë kërcënim.
Nuk është e pranueshme fare, por e mendoj që Gjestin e ka nxit dikush për me bë atë gjest.
Kështu që nuk kam raporte fare me Gjestin, nuk kam pasur.
Nga situata që ka pasur me vdekjen e vëllait, kaq papritur kaq i ri dhe me vuajtjet që i ka treguar në Big Brother, ne mund ta kuptojmë pak situatën shpirtërore të tij.është shumë keq, gjynah e rëndë edhe për Gjestin dhe për familjen me përjetu tani burgun për momentin, megjithëse nuk bën me u përzi në drejtësi.
I kam thënë Erkandit që me lejen dua me ju afru ty edhe Gjestin".