MEPJ-ja e Shqipërisë: Habermas mbrojti ndërhyrjen e e NATO-s në Kosovë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar pas ndarjes nga jeta të filozofit dhe sociologut gjerman Jürgen Habermas, duke theksuar rolin e tij në mbrojtjen e të drejtave humanitare dhe mbështetjen e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, si dhe bindjen se askush nuk duhet të braktisë viktimat përballë dhunës dhe padrejtësisë.

“Është ndarë sot nga jeta në moshën 96-vjeçare, filozofi dhe sociologu i madh gjerman Jürgen Habermas, një nga mendimtarët më me ndikim të kohës sonë. Si një zë i fuqishëm i debatit publik dhe i demokracisë evropiane, ai mbrojti si pak kush të drejtën humanitare ndërkombëtare dhe në këtë kuadër, edhe ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, me bindjen se askush nuk duhet t’i braktisë viktimat përballë dhunës dhe padrejtësisë,” shkruan MEPJ.

Sipas Ministrisë, trashëgimia e tij filozofike dhe morale do të mbetet një referencë e rëndësishme për mendimin kritik, demokracinë dhe përgjegjësinë ndërkombëtare në çdo kohë.

Habermas lindi në Dussedorf më 18 qershor 1929 dhe studioi filozofi, psikologji, letërsi gjermane dhe ekonomi në Gotingen, Zyrih dhe Bon.

Analiza e tij politike ndihmoi në formësimin e klimës intelektuale të Gjermanisë pas luftës, duke filluar me botimin e “Transformimi Strukturor i Sferës Publike” në vitin 1962. /rtk