“Bondsteel” ia dhuron tre shtretër QMF-së në “Lagjen e Muhaxherëve”

“Bondsteel” amerikan ka dhënë tre shtretër spitalorë si donacion për Qendrën e Mjekësisë Familjare në “Lagjen e Muhaxherëve”.

Ky donacion, njofton kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, se u realizua me ndërmjetësimin e KFOR-it Italian.

Ndër të tjera, i pari i Prishtinës theksoi se çdo mbështetje që forcon shërbimet shëndetësore në lagjet e kryeqytetit, është një hap më shumë drejt një qyteti që kujdeset për mirëqenien e qytetarëve të tij.

“Qendra e Mjekësisë Familjare në ‘Lagjen e Muhaxherëve’ u pajis me tre shtretër spitalorë, donacion nga ‘Bondsteel’ amerikan, i realizuar me ndërmjetësimin e KFOR-it italian (LMT Italiane). Çdo mbështetje që forcon shërbimet shëndetësore në lagjet tona është një hap më shumë drejt një kryeqyteti që kujdeset për mirëqenien e qytetarëve të tij”, shkroi Rama.