Arian Gashi zgjidhet kryesues i KPK-së
Me votim të fshehtë në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), Arian Gashi është zgjedhur kryesuesin e ri i këtij institucioni.
Ai kishte katër vota për, ndërsa kundërkandiati i tij, Milot Krasniqi, pati dy vota.
Fillimisht dy kandidatët në takimin e jashtëzakonshëm i janë drejtuar anëtarëve të Këshillit Prokurorial me një fjalim prezantues, ku kanë paraqitur prioritetet dhe vizionin e tyre për drejtimin e Institucionit. /eo