Fillon seanca dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti
Ka filluar seanca dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur në publik me emrin artistik Gjesti, raporton Ekonomia Online
Seanca po mbahet e mbyllur.
Ai u arrestua më 11 mars, e kur Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njoftoi se ai dyshohet për kryerjen e veprave penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, “Kanosje”, si dhe veprën penale “Asgjësim ose dëmtimi i pasurisë” .