AAK-ja mban nesër konferencë për media
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës gjatë ditës së nesërme pritet që të mbajë një konferencë për media.
Sipas njoftimit nga kjo parti, konferenca do të mbahet duke filluar nga ora 10:00 në oborrin e Kuvendit të Kosovës.
Arsyeja e kësaj konference nuk është bërë e ditur.
Njoftimi:
Të nderuara media,
Ju njoftojmë se nesër, në ora 10:00, Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri do të mbajë konferencë për media.
Konferenca do të mbahet në oborrin e Kuvendit të Republikës së Kosovës (hyrja nga Sheshi Ibrahim Rugova).
Ju ftojmë ta ndiqni këtë ngjarje