FSK-ja, vizitë në shërbimin mjekësor të Bundeswehrit gjerman

Me ftesë të shefit të shërbimit mjekësor të Bundeswehrit gjerman dhe me urdhër të KOMFSK-së, një delegacion nga Komanda e Logjistikës së Forcës së Sigurisë së Kosovës ka realizuar vizitë zyrtare në shërbimin mjekësor të ushtrisë gjermane në Berlin.

Gjatë kësaj vizite delegacioni i FSK-së është takuar me gjenerallejtënant dr. Ralf Hoffmann dhe stafin e tij, po ashtu edhe me përfaqësuesit e këshilltarëve të NALT-it që kanë shërbyer në Kosovë në kuadër të NALT-it.