Mot pranveror, temperaturat deri në 18 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 e 2 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimalet e ditës do të arrijnë në 15 e 18 gradë Celsius.

IHMK-ja ka bërë të ditur se era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 7 metra për sekondë. /Zëri

Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale të ditës në qytetet kryesore të vendit: