Dyshohet për plagosjen e një personi, suspendohet zyrtari korrektues në Dubravë

Një zyrtar korrektues me inicialet Ç.SH., i punësuar në Qendrën Korrektuese në Dubravë, dyshohet të jetë përfshirë në një konflikt, ku dyshohet se ka plagosur një person.

Lajmi është bërë i ditur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, raporton Zeri.info.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se, pas pranimit të informatave nga Policia e Kosovës se një zyrtar korrektues, me inicialet Ç.SH., i punësuar në Qendrën Korrektuese në Dubravë, dyshohet të jetë përfshirë në një konflikt ku dyshohet se ka plagosur një person, Institucioni ka ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme. Në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi, zyrtari në fjalë është suspenduar nga detyra deri në përfundim të procedurave përkatëse”, thuhet në njoftim.