Prangoset një person në Prishtinë për sulm seksual ndaj të miturës
Policia në Prishtinë ka arrestuar një person të dyshuar për sulm seksual ndaj një të miture.
Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur më datën 18.02.2026, rreth orës 16:50, në Prishtinë, raporton Zeri.info.
“Prishtinë, 18.02.2026, 16:50. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin për kryerje të veprës së lartcekur ndaj viktimës së mitur femër kosovare, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje", thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri