Gjyqtari Radomir Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja për dekretin, Kushtetuesja nuk pranoi

Gjykata Kushtetuese ka bërë të ditur se gjyqtari serb Radomir Laban ka kërkuar përjashtim nga vendimmarrja në Dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit, por “kërkesa i është refuzuar njëzëri”.

Kështu u njoftua në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili ka vendosur masë të përkohshme me të cilën ia ndalon Presidentes dhe Kuvendit çdo veprim deri më 31 mars.

Çështja e gjyqtarit është përfshirë në pikën 10 si në foton më poshtë:

Gjyqtari në fjalë ishte cilësuar me “veprimtari të rrezikshme” nga Osmani, kur në vitin 2025 ajo kishte tërhequr kërkesën që e kishte dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit, pas caktimit të Radomir Laban si gjyqtar raportues në këtë rast.