Konfiskohen mbi 50 mijë euro në Berat, arrestohet 67 vjeçari

Arrestohet 67 vjeçari që posedontet shuma të mëdha monetare në Berat.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook të Policisë së Shtetit bëhet e ditur se janë sekuestruar 54.890 euro, 2.020 paund, 1.850 dollarë dhe 2.850 franga, si dhe një veturë dhe një aparat celular.

Arrestohet 67-vjeçari që posedonte këto shuma monetare.

“Si rezultat i një pune hetimore të kryer mbi bazën e informacioneve të siguruara, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Berat finalizuan operacionin policor të koduar ‘Produkti’, në kuadër të të cilit u godit një rast i dyshuar në fushën e pastrimit të produkteve të veprës penale. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi K. K., 67 vjeç, banues në Berat”, thuhet nw njoftim.

Tutje bwhet e ditur se: “Nga kontrollet e ushtruara nga shërbimet e Policisë, në automjetin dhe në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 54 890 euro, 2020 paund, 1850 dollarë dhe 2850 franga, shuma monetare që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari të kundërligjshme, si dhe 1 automjet dhe 1 aparat celular”.