Arrestohet personi që tentoi t’i fuste “në të zezën” mbi 500 litra naftë nga Kosova në Shqipëri

Një 55-vjeçar është arrestuar sot në Kukës, nën dyshimin se tentoi të kontrabandonte 510 litra naftë nga Kosova.

Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, arrestimi i shtetasit shqiptar erdhi si rezultat i kontrolleve në hyrje/dalje, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi.

Nafta e gjetur është sekuestruar, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.