Lirohet qarkullimi i automjeteve në pikëkalimin kufitar në Jarinjë
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka lëshuar një njoftim të ri sa i përket qarkullimit në pikëkalimin kufitar në Jarinjë.
Sipas Qendrës, rreth orës 12:35 është liruar qarkullimi i automjeteve, meqë kompania për mirëmbajtjen e rrugëve nga ana e Serbisë ka përfunduar punën e tyre.
Por kjo bllokadë bëri të krijohet kolona prej 1500 m dhe pritjet të jenë deri në dy orë.
“Më datën 09.03.2026, rreth orës 12:35, është liruar qarkullimi i automjeteve në dalje të PKK Jarinjë, sepse kompania për mirëmbajtje të rrugëve nga Serbia e ka përfunduar punën, mirëpo është krijuar kolona prej 1500 m, ku pritja është dy orë”, thuhet ndër të tjera. /Zëri