Inspektorati monitoron çmimin e naftës pas shtrenjtimit

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka njoftuar për monitorimin që po ia bën tregut të derivateve, pas shtrenjtimit të vazhdueshëm të naftës.

“Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga evidencat e Doganës, çmimi mesatar i importit për derivatet e naftës gjatë ditës së shtunë (datë: 07.03.2026), ka qenë si në vijim: 1. Naftë (dizel): 1.40 €/litër; 2. Benzinë: 1.14 €/litër; Ndërkohë, duke u bazuar në monitorimin e realizuar në tregun vendor nga dita e shtunë e deri tani, çmimet e ekspozuara për konsumatorët në pikat e shitjes me pakicë rezultojnë si më poshtë: 1. Naftë (dizel): nga 1.39 €/litër deri në 1.55 €/litër; 2. Benzinë: nga 1.27 €/litër deri në 1.32 €/litër”, njofton Inspektorati në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.

Më tej Inspektorati njofton se marzha tregtare maksimale e lejuar ka qenë dy (2) euro-centë për litër të produktit të shitur me shumicë, dhe dymbëdhjetë (12) euro-centë për litër të produktit të shitur me pakicë.