Komuna e Deçanit nderon me mirënjohje hoxhën Shefqet Krasniqi për kontributin në edukimin fetar
Komuna e Deçanit ka nderuar me mirënjohje hoxhën Shefqet Krasniqi, në shenjë respekti e vlerësimi për kontributin e tij në edukimin fetar.
Mirënjohja iu dorëzua nga vetë kryetari Bashkim Ramosaj, shkruan Zeri.info.
“Një moment i veçantë i kësaj mbrëmjeje ishte nderimi i hoxhës me mirënjohje nga Komuna e Deçanit, të cilën në emër të Komunës ia dorëzoi kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj, si shenjë respekti dhe vlerësimi për kontributin e tij të vazhdueshëm në edukimin fetar, shoqëror dhe në përhapjen e vlerave të mira në shoqërinë tonë”, thuhet ndër të tjera.
Në anën tjetër, edhe hoxha Krasniqi ia dhuroi librat e tij kryetarit Ramosaj dhe e falënderoi për kontributin e dhënë për shoqërinë. /Zëri