Franca dërgon një helikoptermbajtëse në Lindjen e Mesme
Franca po dërgon një helikoptermbajtëse në Mesdhe, përveç aeroplanmbajtëses “Charles de Gaulle”, në përgjigje të luftës në Iran, thanë sot zyrtarët.
Kjo bëhet për të përforcuar forcat ushtarake të dërguara tashmë nga Parisi, sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
“Një helikoptermbajtëse amfibe po dërgohet në Mesdhe për të plotësuar Forcat e Armatosura Franceze në kontekstin e krizës në Lindjen e Mesme”, tha një zëdhënëse, duke konfirmuar informacionin e botuar në gazetën “Le Marin”.
Sipas raportit, helikoptermbajtësja “Tonnerre” u nis nga porti i saj i Toulon në Francën jugore, e shoqëruar nga një fregatë.
Një tjetër helikoptermbajtëse franceze është tashmë në Lindjen e Mesme në një mision tjetër.
Me aeroplanmbajtësen që pritet të mbërrijë në rajon gjatë fundjavës, tre nga anijet luftarake më të mëdha të Francës do të jenë më pas në zonën e konfliktit.
Në vitin 2024, një transportues helikopterësh u pozicionua pranë Libanit në rast se qytetarët francezë duhej të riatdhesoheshin mes luftimeve midis Izraelit dhe milicisë pro-iraniane të Hezbollahut në vend. /atsh