Haxhiu njofton deputetët për dekretin dhe lëndën e dërguar në Kushtetuese
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, i ka njoftuar deputetët për dekretin e Presidentes Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Legjislaturës së Dhjetë dhe lëndën e dërguar në Kushtetuese nga nëntë deputetë.
Në një shkresë zyrtare për deputetët e Kuvendit, kryetarja Haxhiu u ka bashkëngjitur edhe dekretin e presidentes.
Po ashtu, ajo deputetëve u ka dërguar edhe regjistrimin e kërkesës me numër K.068/26 të Gjykatës Kushtetuese të bërë nga Kryetarja e Kuvendit dhe nëntë (9) deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së ,,Procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.