Shefja e stafit të presidentes: Nëse s’do ta nxirrte dekretin, Osmani do të bënte shkelje kushtetuese

Shefja e stafit të presidentes Vjosa Osmani, Learta Hollaj ka reaguar sërish në lidhje me kushtetueshmërinë e dekretit për shpërndarjen e Kuvendit.

Ajo ka thënë se Osmani kreu një detyrim kushtetues dhe do të përbënte shkelje nëse s’do ta nxirrte një dekret të tillë, raporton Zeri.info.

“Ta akuzosh atë për verbërim pushteti, monarki, arbitraritet e lloj-lloj fyerjesh që është turp t’i përmendim këtu, tregon se nuk keni as tolerancë minimale për njerëzit që thjesht mund të kenë interpretim ndryshe të Kushtetutës nga ai i juaji. Presidentja vetë ka thënë se e mirëpret dërgimin e këtij dekreti në Gjykatën Kushtetuese dhe se çfarëdo vendimi do ta respektojë.

Në një republikë, zelli për Kushtetutën është detyrë, jo ambicie”, thuhet në reagimin e saj. /Zëri