Haxhiu: Kujtesa, detyrë për ta mbajtur shtetin në lartësinë e sakrificës

Në Kuvendin e Kosovës është hapur ekspozita “Tri ditë që ndryshuan historinë”, kushtuar 5, 6 dhe 7 marsit 1998 në Prekaz.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se fotografitë e përzgjedhura janë shkrepur 28 vjet më parë nga profesionistët Ridvan Slivova dhe Bekim Shyti, në kohën kur sakrifica e familjes së Adem Jashari u bë simbol i një populli dhe mori përmasë kombëtare.

Ajo ka theksuar se fotografitë e kësaj ekspozite rikujtojnë çmimin e lartë të paguar për lirinë dhe shtetin.

“Ekzpozita na e rikujton çmimin e lartë që kemi paguar për lirinë dhe shtetin që e gëzojmë sot. Prandaj e kujtojmë me përulje sepse kujtesa është detyrë për ta mbajtur shtetin në lartësinë e sakrificës mbi të cilën është ngritur”, ka shkruar Haxhiu.