Dhjetë punët me pagat më të larta

Sipas disa statistikave të nxjerra nga studime, mendohet një mesatare prej 3,7% rritje për pagat.

Është parashikuar se fitimet më të mëdha do të jenë për punonjësit e teknologjisë, paga e të cilëve pritet të rritet me 5.2%.

Rritja e pagave sipas sektorëve:

Teknologjia – 5,2%

Kreativitet dhe marketing – 3,9%

Llogari dhe financë – 3,4%

Administrim dhe suport – 3,3%

Fusha ligjore – 2,6%

Dhjetë punët që do të kenë rritje kërkese dhe rritje page në vitin 2015:

Zhvilluesit e programeve në pajisjet telefonike (mobile) – rritje prej 9,5%, paga: 93.000 $-132.000 $.

Shef i sigurisë – rritje prej 7%, paga: 38.000 $ - 218.750 $.

Arkitekt i të dhënave – rritje prej 6%, paga: 111.000 $ –149.750 $.

Dizenjues i pajisjeve telefonike (mobile) – rritje prej 5,3%, paga: 70.000 $ –98.500 $.

Avokatët (me më shumë se 10 vjet eksperiencë) – rritje prej 4,9%, paga: 136.750$ - 192.500 $

Menaxher i Auditimit të Brendshëm (kompani të mëdha) – rritje prej 4,8%, paga: 105.500 $ –146.000 $.

Analist i sistemit të biznesit (kompani të mëdha) – rritje 4,7%, paga: 105.250 $ –124.250 $.

Përfaqësues i shërbimeve me klientin (1-3 vjet eksperiencë) – rritje 4,1%, paga: 43.000 $ –52.750 $.

Llogaritar i kompanisë – rritje 3,3%, paga: 44.000 $–58.500 $.

Planifikues i strategjisë së përmbajtjes – rritje 2,9%, paga: 69.500 $ –89.500 $.