Osmani mban konferencë për media në orën 08:00
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do të mbajë sot një konferencë për media në Presidencë, duke filluar nga ora 08:00.
Lajmi është bërë i ditur nga këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.
“Në ora 8:00 Presidentja Osmani mban konferencë për media në Presidencë”, ka njoftuar Kupina.
Nuk janë bërë të ditura detaje të tjera rreth kësaj konference që do ta mbajë Presidentja.