Tahiri: Vendi duhet të shkojë në zgjedhje, zgjedhja e presidentit dështoi

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

Këto deklarata, ai i bëri pasi dështoi zgjedhja e presidentit të Kosovës.

“Kuvendi ka dështuar të zgjedh Presidentin. Kjo ka ndodhur si rezultat i mungesës së vullnetit politik i forcës kryesore politike që ka qenë në këtë legjislaturë dhe tashmë qysh e parasheh edhe Kushtetuta, vendi duhet të shkojë në zgjedhje për shkak se nuk ka mundur brenda afateve kushtetuese me zgjedh Presidentin”, deklaroi Tahiri.