Lushaku-Sadriu për amendamentet: S’është mirë në natën e fundit të përdoren këto situata
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu në Komision për Legjislacion ka thënë se këto amendamente kanë qenë të përkrahura prej LDK-së, por mënyra e procedimit nuk është e mirë.
Lushaku tha se koha kur po procedohen në natën që do të duhej të thirrej seanca për President nuk ështe zgjidhje.
“Këto amendamente po procedohen pikërisht në natën e sontme, ku ne do të duhet t’i jepnin vendit, e ne po diskutojmë për karakterin politik dhe ndryshime kushtetuese të cilat e ndryshojnë në parim sistemin tonë politik. Dhe kjo nuk është zgjidhja”, tha Lushaku.
“Nuk është mirë në natën e fundit të zgjedhjes së Presidentit me i përdorë këto situata, për me e keqinterpretu misionin tuaj dhe procedimin e amendamenteve. Amandamentet kanë qenë të përkrahura në thelb prej LDK-së dhe qëndrimin do ta japim edhe në seancë, por mënyra se si këto janë proceduar, nuk është mënyra më e mirë e mundshme, që i kontribuon demokracisë së vendit tonë”, tha ajo. /eo