Rogerti: Do luftoj t'i prish dasmën, nuk më ftuan [video]

Sonte në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 do të zhvillohet dasma tradicionale.

Këtë vit çifti i përzgjedhur është DJ nga Kosova, Gimbo dhe Selin Bollati.

Rogert Sterkaj ndërkaq thotë se do të luftojë me çdo kusht për t'i prishur dasmën pasi nuk e kanë ftuar.

"Nuk më kanë ftuar në dasmë, nuk duhet të kenë kaq shumë urrejtje për një person që në fakt është treguar shumë i pastër", u shpreh ai.

Tutje tha: "Edhe Gimbos shumë shpejt zemra do t'i thyhet ose nga Selin ose nga unë. Do Zoti po e ndjeva do të qaj po se ndjeva nuk do qaj, por do Zoti nuk del bomba se po doli bomba pastaj".

"Do të luftoj që t'ia prish dasmën, do të mbaj fjalimin e bukur nuk jam dakord me këtë".

Mbeten për t'u parë veprimet e Rogertit dhe se çka do të kurdis për çiftin. /telegrafi

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)