Irani paralajmëron: Evropa do të ‘paguajë çmimin’ nëse hesht ndaj luftës
Irani ka kërcënuar vendet anëtare të BE-së për qëndrimin e tyre në konflikt.
“Vendet në bllok do të paguanin çmimin, herët a vonë nëse do të heshtin për sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit”, ka deklaruar zëdhënësi i ministrisë së jashtme Esmaeil Baqaei për transmetuesin spanjoll TVE, megjithëse nuk dha detaje.
Ai gjithashtu përsëriti mohimet e mëparshme iraniane se një raketë balistike e rrëzuar nga mbrojtja ajrore e NATO-s që po shkonte drejt hapësirës ajrore turke nuk ishte lëshuar nga Irani.
Ndryshe, shefi i NATO-s, Mark Rutte, tha se Neni 5 nuk është në tryezë pasi mbrojtja ajrore e aleancës rrëzoi dje një raketë balistike mbi hapësirën ajrore të Turqisë.
Rutte tha se incidenti ishte “serioz”, por “askush nuk po flet për Nenin 5”.
Raportohet se Neni 5 thotë se nëse një aleat i NATO-s përballet me një sulm të armatosur, çdo anëtar tjetër i Aleancës do ta konsiderojë këtë si një sulm të armatosur kundër të gjithë anëtarëve dhe do të ndërmarrë veprimet që i konsideron të nevojshme për të ndihmuar aleatin e sulmuar. /abcnews