Aksident në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, policia dhe autoambulanca në vendin e ngjarjes
Një aksident ndërmjet një furgoni dhe një veture ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Çagllavicë, në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.
Aksidenti shkaktoi radhë automjetesh për një kohë me Policinë që kishte shkuar aty.
Të paktën një person mori trajtim mjekësor, raporton Express.
Ai u pa duke u futur në autoambulancën, e cila kishte shkuar gjithashtu në vendin e ngjarjes.
“Zëri” ka dërguar pyetje në Polici dhe është në pritje të përgjigjes.