Nga Presidenca demantojnë Nagavcin për nënshkrimet për Osmanin
Presidentja Osmani mohon se i janë ofruar nënshkrimet nga LVV për rizgjedhje
Këshilltarja e Presidentes së Republikës së Kosovës, Learta Hollah, ka reaguar publikisht ndaj raportimeve se Lëvizja Vetëvendosje i ka ofruar nënshkrimet dhe përkrahjen për rizgjedhjen e saj në krye të shtetit.
Përmes një deklarate, ajo ka bërë të ditur se Presidentja Vjosa Osmani demanton kategorikisht pretendimet se i janë ofruar nënshkrimet nga Lëvizja Vetëvendosje për një mandat të dytë si Presidente e Republikës së Kosovës.
“Kjo është gënjeshtër”, thuhet në reagimin e bërë publik nga këshilltarja e Presidentes.
Deklarata vjen pasi Shefja e GP të LVV, Arberie Nagavci ecila tha se i janë ofruar nënshkimet, por Osmani i ka refuzuar./Zëri