Çitaku: Kurti nuk kërkon zgjidhje, por pushtet total

Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka reaguar përmes një statusi në facebook ku ka shkruar se kryeministri Kurti me emrin e propozuar zyrtarisht për president Glauk Konjufcën, nuk kërkon zgjidhje por pushtet total.

Ajo ka thënë se institucionet e shtetit nuk janë pronë e askujt, e aq më pak e një njeriu që e sheh pushtetin si qëllim në vetvete.