Emergjenca e re e QKUK-së, strukturë betoni pa pacientë
Objekti që ishte planifikuar të shërbente si Klinikë e re e Emergjencës e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka përfunduar në krejt diçka tjetër.
Ai nisi të ndërtohej një dekadë më parë, por me vite shfrytëzohet për parkim veturash, deponi mbeturinash e çka jo tjetër.
Aty, madje, duket se ka edhe njerëz që strehohen përkohësisht.
Ndërkohë, Emergjenca aktuale është e mbingarkuar me pacientë në shumicën e kohës, çka ka shtyrë autoritetet kompetente të bëjnë thirrje që rastet jourgjente të kërkojnë trajtim në qendra të mjekësisë familjare ose në spitalet rajonale. /REL